Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë të gjithë shoferët dhe qytetarët për bllokimin e aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë.
Nga dita e nesërme do të fillojnë punimet e rehabilitimit, ndaj edhe të gjithë mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushëkrujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës
Njoftimi i përbashkët
DEKLARATE E PERBASHKET
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojne median dhe opinionin publik se duke filluar nga data 18 Shtator 2018 do fillojne punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.
Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushëkruje.
Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas.
Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.