Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, shtatë gra janë paraqitur në Komisariatet e Policisë së Tiranës duke denoncuar bashkëshortët për dhunë fizike e psikologjike të ushtruar ndaj tyre.
Nga të cilat dy prej rasteve të denoncuara janë paraqitur më të rënda dhe si pasojë një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa tjetri nuk është gjendur ende nga ana e forcave policore dhe është shpallur në kërkim.
Për rastet e paraqitura është plotësuar kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, në përpjekje për të parandaluar përsëritjen e dhunës.