Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë, e cila tronditi qytetin e Lezhës vetëm para disa minutash.
Mësohet se 4 persona janë përfshirë në një sherr në lagjen ‘Sangjak’ ku njëri prej tyre ka përdoruar armën.
Nga ky sherr të plagosur kanë mbetur Gegë Gegaj, në gjendje të rëndë, Erlin Shaploci, në gjendje të rëndë gjithashtu dhe Gazmend dhe Islam Shafloqi, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se fillimisht personat në fjalë ishin rrahur mes tyre, dhe më pas autori ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tre personave që I ka plagosur.