Rama nxjerr me dhunë nga shtëpia dhjetëra banorë në Jalë (VIDEO)

Tuesday, 18 September 2018 09:09

Është shoqëruar me tensione dhe konfrontime aksioni i IKMT në zonën e Jalës për prishjen e disa ndërtimeve të cilat pretendohet se janë pa leje dhe në tokë shtetërore. Janë rreth 10 objekte që pritet të prishen nga IKMT, ndërsa banorët shprehen se janë me dokumente dhe po i nxjerrin me dhunë nga banesat e tyre.

Në pamjet shihet konfrontimi i disa banoreve me forcat e policisë, por më pas situata është vënë nën kontroll. Nje banore ka refuzuar të zbresë nga prona, por më pas është nxjerrë me dhunë nga policia. Aktualisht nuk ka pushues në zonë dhe IKMT ka nisur shembjen e ndërtesës së parë.

Banorët thonë se po i nxjerrin me dhunë nga banesat e tyre dhe se disponojne dokumentet.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Sipas IKMT, ky është një aksion i cili ishte paralajmëruar më parë dhe banorët janë njoftuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...