Si po kthehet Shqipëria në "republikën" e të burgosurve

E mërkurë, 19 September 2018 18:48

Të dhënat e marra nga Ministria e Drejtësisë janë bërë të ditura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, ku Shqipëria numëron 193 të burgosur  për 100 mijë banorë. Sipas avokatëve, ky numër i lartë lidhet me mungesën e zbatimit të dënimeve alternative në vendin tonë.

Astrit Prendi, avokat: Një nder faktorët kryesor është edhe problemet e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale edhe pse ky i ka parashikuar dënimet alternative, por nuk po gjen zbatim nga gjyqësori, ose që nga organi i prokurorisë, pasi ka vepra të tilla që janë me marzh të ulët dënimi që mund të zgjidhen dënime alternative apo edhe me marrëveshje dhe mos shkohet direkt masa arrest me burg.

Sipas avokatëve, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri vendoset masa ekstreme arrest me burg edhe për veprat penale si vjedhje energjie, apo drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

“Drejtimi i mjetit ne gjendje të dehur, vjedhja penale, janë bërë vepra penale, mjerisht edhe vepra të tilla arrest me burg e humbet efektin pozitiv që ka ligji në vetvete. Për të njëjtën vepër penale në Shqipëri nëse dënohesh rishtazi të caktohet masa arrest me burg, ndërsa anë vendet e tjera në vendet fqinj nuk vendoset, mos harrojmë që një masë shtrënguese e vendimit penal nuk ka vetëm dënimin por edhe edukimin”.

Sipas raportit të Ëorld Prison Brief, pas Shqipërisë për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 152, Maqedonia me 134 të burgosur , Kosova me 106 të burgosur dhe Bosnje Hercegovina me 73. Vendi ynë ka një numër të ulët përsa i përket të të dënuarve minorenë në shifrën 0.6 % ./Klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...