Skandal/ Kërcënohet me jetë prokurori i Shullazit, largohet nga Shqipëria

E mërkurë, 19 September 2018 19:25

Gazetari investigativ Flamur Vezaj, i larguar tashmë nga Shqipëria, ka hedhur dritë mbi situatën në të cilën po ndodhet sot organi i akuzës. Indice e një reagimi është bërë dështimi me procesin e Shullazit, hetimin e të cilit pas largimit të prokurues Elisabeta Imeraj nga Krimet e Renda duhet ta marrë një tjetër prokuror. Por asnjë nga prokurorët e Krimeve të Renda nuk dëshiron ta marrë çështjen. Këtë dosje pavarësisht se ka kërkuar ta vazhdojë prokurorja Imeraj, që sipas gazetarit vërtetohet nga një shkresë zyrtare që ajo i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme së Përkohëshme Arta Marku. Kjo e fundit sipas Vezaj nuk pranon kërkesën duke përgatitur kushtet e për lirimin e emiljano Shullazit.

“Pas komandimit te Elizabeta Imeraj ne krye te prokurorise se Tiranes, ligji thote qe prokurorja duhet te dorezoj te gjithe dosjet qe kishte ne hetim! Per rreth 120 dosjet e saj jane hedhur ne short, por vetem ajo e Shullazit eshte bere problem per Donika Prelen! Ajo dhe shefja e saj e perkoheshme Arta Marku nuk kane pranuar qe Imeraj te vazhdoj te mbaj kete dosje per ta perfaqesuar ne Gjykate! Ato ia kane lene dosjen prokurorit tjeter Ened Nakuci, i cili eshte semure papritmas dhe eshte larguar nga Shqiperia! E ndodhur ne keto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky eshte trembur dhe ka kerkuar qe ne dosje te perfshihen edhe prokuror te tjere! Donika Prela eshte zotuar se bashke me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen ceshtjes dhe kane kerkuar qe edhe nje prokuror i 4 t’i bashkohet dosjes (per te mbajtu ison se do kendojne labce)! Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar kete propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazes ligjore, cka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhene shkak Shullazit qe te prish dosjen (vendimin) ne gjykatat me te larta!!!” thotë Vezaj.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 22:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...