Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

E mërkurë, 19 September 2018 19:52

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në Gjermani sepse kishte marrë njoftimin për deportim në Shqipëri.

Një tjetër rast i rëndë u shënua në vendin ku kanë vërshuar shumë shqiptarë në kërkim të azilit.

Gazeta ‘Westdeutsche Zeitung’ shkruan se një familje shqiptare duhej të deportohej. Por kur autoritetet mbërritën për të kryer procedurën e largimit, familja nuk kishte paketuar asgjë.

Pasi autoritetet u futën brenda, kryefamiljari u bë shumë agresiv. Ai rrëmbeu një thikë dhe nisi të kërcënonte. Në një rast ai deklaroi se do hidhte fëmijët e tij nga ballkoni.

Për situatën e krijuar u nevojit ndërhyrja e forcave speciale.

Këto të fundit e vendosën situatën nën kontroll, për fat pa të lënduar. Babai i fëmijëve është arrestuar dhe rrezikon të ngrihet padi ndaj tij.

Kurse fëmijët janë marrë nga autoritetet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...