Pasi bënë show në disa qytete të vendit, policia sonte duket se ka organizuar shfaqjen e radhës, këtë herë në Durrës.
Ajo që bie në sy është fakti se policia bën aksione sa për sy e faqe në çdo qytet që mblidhet opozita dhe denoncon kapjen e shtetit nga krimi.
Edhe sonte me urdhër të drejtuesve të policisë, në Durrës, ku një javë më parë ishte opozita, kanë zbardhur qindra forca policie të udhëhequr nga RENEA.
Siç ka ndodhur në aksionet e tjera edhe këtë herë, para se të nisen forcat speciale, të fortët janë lajmëruar duke lënë qytetin e duke shkuar nëpër streha të sigurta.
Edhe këtë herë, policia pas disa orësh do të thotë se ‘ka bërë namin’ në Durrës, por do të harrojë të ngrejë akuza, siç ka ndodhur në Shkodër, Elbasan, apo qytete të tjera.