Policia ka arrestuar tre persona që qarkullonin me armë zjarri pa leje në Kavajë.
Në pranga ka rënë poseduesi i armës Jurgen Merkja, 21 vjeç si edhe vëllai e kushëriri i tij Emiljano dhe Besim Merkja, 32 dhe 23 vjeç, pasi kanë tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës.
"Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen Merkja, dhe pasagjer shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Besim Merkja, (vëllai dhe djali i xhaxhait të 21-vjeçarit) u gjet dhe bllokua një armë zjarri.
Arma posedohej nga Jurgeni, ndërkohë që vëllai e kushëriri i tij janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës,"-raporton policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë
- 4 aparate celular
- mjeti tip “BMV”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. M., dhe F. M