Hekurudhat “në krizë”, s’ka ndihmësmakinistë, hapet me urgjencë kursi i kualifikimit

E Enjte, 20 September 2018 16:05

Hekurudha Shqiptare ka hapur me urgjencë një kurs kualifikimi për ndihmës/makinist në kushtet kur ka mungesë të theksuar të kësaj kategorie punonjësi në treg. Në dokumentet e bëra publike ky institucion theksohet se përgatitja teorike dhe praktike do të zgjasë për rreth tre muaj.

“Mungesa e kualifikimit teoriko – praktik të personelit makinist dhe nd/makinist për lokomotivat për një kohë të gjatë ka sjellë si rrjedhojë emergjente hapjen e një kursi. Objektivi i kursit është përgatitja e profesionistëve të rinj me njohuri teorike , teknike dhe praktike të specializuara, në përmbushje të kërkesave në përdorimin e mjeteve të transportit hekurudhor. Praktika e kursit bazohet në njohuritë teorike – praktike ,inxhinierie dhe në përvojat personale të makinistëve veteran” thekson Hekurudha Shqiptare në dokumentet e saj të njoftimit të kursit.

Problematika me mungesën e stafit të kualifikuar në Hekurudha është ngritur edhe më herët duke argumentuar se punonjësit që aktualisht ushtrojnë detyra specifike janë shumë afër moshës së pensionit ndërkohë që shumë pak të rinj kanë shfaqur interes për t’u qasur në këtë drejtim dhe për t’u kualifikuar.

Sektori i transportit hekurudhor prej vitesh është në krizë të theksuar financiare duke mos arritur që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme as për të garantuar ecurinë normale të punës, ndërkohë që rrjeti është në një gjendje të amortizuar që kërkon ndërhyje emergjente por me një kosto të lartë. Në janar të këtij viti hyri në fuqi edhe ligji që riorganizon nga e para Hekurudhën Shqiptare por ende nuk ka detaje se deri në çfarë faze është ky riorganizim.

Sakaq një zhvillim me interes në sektor është ai që lidhet me rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës me një gjatësi 34.17 kilometra si dhe shtesën prej 5 kilometra për në aeroportin e Rinasit. Kostoja totale e projektit kap vlerën 90.3 milionë euro dhe aktualisht procedura e prokurimit është e hapur sipas standardeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është edhe financuesja kryesore e projektit. Kjo procedurë do të qëndrojë e hapur deri në 10 tetor për të gjithë investitorët e interesuar që do shfaqin interesin e tyre për të zbatuar projektin duke dhënë edhe ofertën.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...