Qefsere Koleci është 55-vjeçarja që u gjet dje e masakruar në një ferrë pranë tokës së saj në Manëz të Durrësit. Ajo ka treguar se është dhunuar nga Medi Koleci dhe më pas është hedhur në ferra, teksa tregon se ka dëmtim të kafkës së kokës, dhe një këmbë dhe një dorë të thyer.
I vetmi apel që ajo ka sot për shtetin pas një konflikti që ka zgjatur për pesë vite me radhë, është ti mbrojë jetën e fëmijëve të saj.
‘’Pashë zotërinë duke prerë pemët, kishte marrë masat për të më rrethuar me të dy çunat. Më ka goditur me sëpatë në kokë dhe më është thy kafka e kokës, më është thyer këmba dhe dora. Isha nisur për te prona ime, jo te rruga që kemi pasur sherrin. Më ka sulmuar Medi Koleci, dy djemtë nuk më kanë goditur, më është turrur dhe më ka rënë direkt me sëpatë në kokë.
I kam thërritur kunatës dhe i kam thënë, hajde se më mbyti. Dy çunat nuk më kanë qëlluar, më kanë hedhur në ferrë më pas, më kanë kërkuar një orë dhe mezor më kanë gjetur aty. Tokën e kam gjysmë orë larg nga shtëpia, më gjeti goca dhe kunata të masakruar.
Ne jemi në konflikt prej pesë vitesh për një rrugë, që kemi kaluar për 23 vite me radhë, dhe zotëria e ka bllokuar. Të gjithë isntitucionet e dinë, në Durrës dhe në Tiranë po nuk më kanë dhënë zgjidhje. Nga shteti kërkoj që të më mbrojë jetën e fëmijëve, që të mos përfundojnë dhe ata të masakruar”, shprehet Qefsere Koleci.
Ndërkohë që po në një prononcim për Fax Neës Medi Koleci, i cili është vënë në kërkim nga ana e Policisë nuk e pranon që e ka dhunuar ai kunatën.
“Për sa i përket fëmijëve të mi nuk kanë qenë fare prezentë, njëri është në punë në bregdet, tjetri në Ishëm. U bënë 6 vite që e bëjnë këtë punë, ka humb me vendim gjykate edhe INUK e ka shkelur ligjin.Ka humb në gjykatë sepse nuk kishte të drejtë të hynte në pronë time. Për sa i përket dje në mëngjes, unë do të shkoj të dëshmoj në Prokurori. Nuk e kam plagosur unë, nuk kam dorë. Do të gjindet se kush por avash, avash, Qfserja ka shkuar 4 herë në Prokurori. Dje nuk e kam pa fare kunantë, vetëm nëse ka qenë e fshehur. Nuk e kam parë”, tha ai./faxnews