“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Hënë, 24 September 2018 13:27

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet.

Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku i ngushtë ka abuzuar seksualisht me të.

26-vjeçarja shprehet se ka udhëtuar në Francë bashkë me të fejuarin e saj dhe i ka pritur shoku i ngushtë, i cili më pas ka gjetur rastin dhe ka kryer seks forcërisht me të për 12 ditë.

Rrëfimi i plotë i të resë për JOQ.al:

Nuk dua të mallkoj njëri apo të shfryj mllefin që kam brenda.

Jam 26 vjeçe me origjinë nga Lezha, por banuese në Tiranë prej kohësh.

Në moshën 21-vjeçare jam njohur me një djalë të moshës time në rrjetet sociale dhe për gjithë këto vite flisnim thuajse përditë, u bëmë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe duheshim si vëlla e motër.

Takoheshim për kafe shpesh dhe me pak fjalë ishim miq shumë të ngushtë. Ai ishte ëngjëll nga mënyra e të folurit, dinte të respektonte një femër dhe më donte si motër, sic e theksova.

Ai iku në Francë me punë këtë vit dhe meqë i ruajmë kontaktet akoma më tha që do të më ndihmonte, se nuk i harroj miqtë.

Shkoj me të fejuarin (sapo jam fejuar), i prezantoj të fejuarin, na strehoi dhe të fejuarin e ndihmoi të punësohej në një punë sa për t’u ushqyer, me pak lekë.

Zhgënjimi dhe urrejtja erdhi një javë më vonë, kur ai erdhi në shtëpinë që na kishte strehuar dhe abuzoi seksualisht me mua.

5 vite miqësi u hodhën poshtë në 2 javë!

Për 12 ditë rresht ai ka shkuar me mua në shtrat derisa mora të fejuarin dhe u kthyem prapë në Tiranë.

I them personit në fjalë që një ditë Zoti i kthen hakat e kështu do të ta kthejë dhe ty.

Mos i besoni miqësisë o njerëz, sepse askush nuk ju do dhe nuk ju respekton sa familja!”/JOQ

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...