VIDEO/ “Duam shkollën”, dhjetëra nxënës protestojnë në Elbasan

Hënë, 24 September 2018 17:30

Dhjetëra nxënës në Mengël të Elbasanit, të cilët prej një jave nuk bëjnë mësim në shkollën e tyre, ka protestuar ditën e sotme për të kërkuar të drejtën e tyre.  Ata kanë bojkotuar procesin mësimor duke kërkuar rikthim në shkollën që tani më rezulton të jetë në gjendje të mirë.

Protestës së tyre i është bashkuar edhe deputeti i PD, Lucciano BoçI.  Boçi bën fajtore ministrinë, që sipas tij me arrogancën dhe stafin e papërgjegjshëm kanë sjellë këtë situatë absurde.

Statusi i plote

DUAM SHKOLLËN!!!

Kjo është thirrja që nxënësit në Mengël të Elbasanit, i kanë drejtuar sot Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan.

Prej një jave ata janë në protestë bashkë me prindërit dhe kanë bojkotuar procesin mësimor, duke kërkuar rikthim në shkollën e tyre, e cila rezulton të jetë në gjendje të mirë për zhvillimin e mësimit.

Një javë është goxha shumë, që Ministrja e cila fle mbi paaftësinë e saj lapidare, t’i jepte një përgjigje këtyre fëmijëve.

Por papërgjegjshmëria dhe arroganca e kësaj Ministrie s’ka të dytë.

Në vend që të angazhojë prej tre muajsh stafin “bazhibozuk” për të bërë padira qesharake, ajo duhet t’i kishte dhënë zgjidhje situatës absurde me nxënësit e Mengëlit që dërgohen si “sardele” në Elbasan për të bërë mësim me turne.

Megjithatë sot fëmijët i kanë dhënë flakurinën e parë të hidhur turinjve, kësaj papërgjegjshmërie e prepotence.

Kanë hyrë vetë në shkollë duke hapur derën.

Janë ulur në bangat e tyre e kanë kërkuar fillimin e mësimit.

Thirrjet e tyre “Duam shkollën” dhe protesta e tyre kuotimplotë janë paralajmërimet e fortunës që po vjen.

Këmbanat po oshëtijnë…

Video

Login to post comments