Banesa e një bizmemeni është grabitur gjatë ditës në Korcë!
Grabitet në mes të ditës banesa e biznesmenit. Ngjarja u regjistrua në lagjen 4 të qytetit. Burime nga policia thonë se pre e grabitjes ka rënë banesa e biznesmenit N. Koço. Mësohet se pronarët nuk kanë qenë ne banesë në momentin e ngjarjes.
Burimet thonë se autorët kanë vjedhur bizhuteri e sende të tjera me vlerë.
Policia e Korçës thotë se ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Vjedhjet mbeten një shqetësim në qarkun juglindor.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





