Foto me armë dhe drogë, ja kush është djali i deputetit socialist që përdhunoi të renë

E Enjte, 27 September 2018 16:01

Prej disa ditësh Rexhep Rraja, djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja është në qendër të vëmendjes pas dëshmisë së oficerit Emiljano Nuhu, që e akuzon atë për dhunimin e shtetases Xhisiela Maloku, siç pretendohet në kallëzimin penal prej saj.

Oficeri tashmë në azil, Nuhu, përfshin në këtë ngjarje edhe deputetin Rraja, Taulant Ballën, kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi dhe persona të tjerë, për të cilët thotë se kanë ndërhyrë për të mbyllur çështjen e për të liruar Rexhepin. Nuhu shprehet madje se ky grup personash kanë dashur ta ekzekutojnë.

Në reagimin e saj për një media, Xhisiela Maloku, në një intervistë kontraverse që ngjalli shumë reagime, i mohoi të gjitha, duke e zvogëluar të gjithë ngjarjen në një incident të vogël, që u deformua dhe zmadhua fillimisht nga denoncimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa deputeti Rrahman Rraja , thotë se motivet e ngjarjes, dhe denoncimi i vajzës janë për arsye xhelozie. Ai shtoi se ka që prej vitit 2013 që nuk e shqetëson dhe nuk shqetësohet nga djali i tij që jeton në Tiranë.

 Fotografitë janë shokuese të thuash të paktën, për një djal deputeti, por jo të pazakonta për realitetin shqiptar.

I riu duket teksa mban në dorë armë tip kallashnikov, fotografon bimë kanabisi të cilën e quan "ilaç", si dhe lëviz me makina të shtrenjta.

Sipas dëshmisë së oficerit Emiljano Nuhu, Rexhep Rraja e ka marrë disa herë me dhunë dhe nën kërcënimin e armës shtetasen Xhisiela Maloku, por momenti më i rëndë është ai kur e mori në makinë dhe me forcë e çoi në hotel, ku nga dhuna e madhe dhe djegia e cigareve në trupin e saj, vajzës i ranë të fikët.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...