Të parët në botë për kafene, por pak e pimë kafenë

Tuesday, 02 October 2018 07:00

Edhe pse jemi ndër vendet që kemi numrin më të lartë të bar-kafeve në raport me popullsinë, kur vjen puna te kafeja nuk shquhemi për ndonjë dashuri të veçantë.

Ndonëse kafeja është pikënisja e ditës prej shumë prej nesh, importet  kanë shënuar rënie në 2017-n dhe renditemi të fundit për sa i përket konsumit për frymë. Pjesa më e madhe e importeve të kafesë në vend vjen nga Bashkimi Europian, Italia, e cila përgjigjet për rreth 63% të importit në vend, apo rreth 14.8 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Doganës, në total janë importuar rreth 23.8 milionë dollarë kafe në vend.
Vendi i dytë me peshën më të lartë të kafesë së importuar në Shqipëri është Brazili, ku sipas të dhënave të Doganës për 2017-n ishte 4.47 milionë dollarë apo rreth 18% të totalit.
Sipas peshës në totalin e importit të kafesë në vend renditet India me rreth 2.1 milionë dollarë sasi të importuar në 2017-n dhe Vietnami me rreth 1.8 milionë dollarë, me përkatësisht 8 dhe 7 për qind të totalit.
Të fundit në rajon për konsumin e kafes
Dje ishte dita ndërkombëtare e kafesë.
Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.
Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.
Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.
Nga të dhënat e përpunuara të konsumit të kafesë për frymë, vendet aziatike kanë sasinë më të ulët të konsumit për frymë të kafesë në botë. Kjo lidhet edhe me kulturën e këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.
Të parët në botë për bare në raport me popullsinë
Ndonëse nuk e pimë shumë kafenë, kafenetë i gjen me shumicë dhe shpesh të mbushura plot në çdo cep të kryeqytetit dhe të Shqipërisë. Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)
Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.
Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.
Deri një vit më parë, Shqipëria ishte në vend të dytë në botë pas Spanjës, por në Spanjë katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 70 mijë bare e restorante për shkak të krizës, sipas mediave spanjolle (Spanja ka 47 milionë banorë). Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në fqinjin Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...