Policia e Shijakut në finalizim të operacionit të koduar "Binari Hekurudhor" vuri në pranga Domeniko Ceni 21 vjeç, banues në Sukth dhe Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth.
Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi: A.N. 24 vjeç, banues në Sukth.
Shtetasi D.Ceni në bashkëpunim me shtetasin I. Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.
Shtetasi A.N. nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Kanosja"dhe
" Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.Ceni dhe I.Drenova dhe veprën penale "Moskallëzimi i krimit "në ngarkim të shtetasit A.N.