Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me drogë. Njëri 28 dhe tjetri 26 vjeç, dy të rinjë ranë në prangat e policisë në zonën e Raguzës, pasi u kapën me 190 kg marihuanë. Karabinierët ndaluan një furgon tranporti për tregti, dhe pas reagimit nervoz që bëri shoferi, vendosën të bëjnë kontroll të imtësishëm. Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private dhe pas gjysëm ore. Patrulla e ndoqi.
Patrulla hapi dyert e furgonit dhe prej aty shpërtheu një erë e fortë marihuane dhe pse furgoni dukej bosh. Kështu që duhej menduar se automjeti ishte shkarkuar në shtëpinë ku kishte hyrë më parë. Atje ndodhej një 28-vjeçar shqiptar dhe 45 qese plastike, që përmbanin 198 kg marihuanë.
Falë qenve antidrogë, u zbulua një fund i dyfishtë në furgon ku fshihej droga.Të dy u arrestuan për trafik droge.