Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e Sidion Tabakut në Tiranë.
Fax News ka siguruar fotot e Tabakut ku duket dhuna e ushtruar ndaj tij dhe plagosja me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur tek Shkolla e Bashkuar.
Vetë i plagosuri thotë se pasi është qëlluar ai është dhunuar. Dyshohet se Tabaku nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Ai ndodhet në spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, i plagosuri duket të jetë mik i “Stresit”, siç shihet dhe nga videoja këngëtari i njohur Arkimed Lushaj ndodhet në spital së bashku me disa djem të tjerë ku debatojnë ashpër me policinë.
Miqtë e tij pretendojnë se është manipuluar ekspertiza pasi nuk thuhet se është qëlluar me plumb por është rrëzuar nga motori. Raporti mjekësor ende nuk ka dalë.
Detajet e plagosjes së Tabakut janë ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka reaguar ende për ngjarjen. Fax News raporton SHÇBA ka nisur hetimin për ngjarjen.