Taksa e shitjeve online hyjnë në fuqi në këto shtete nga një vendim të miratuar sot, nga ku Gjykata Supreme vendosi se shtetet mund të bëjnë bizneset online dhe të mbledhin taksat e shitjes – edhe nëse nuk kanë një prani fizike në atë shtet. Vendimi i sotëm hedh poshtë vendimin e Gjykatës në vitin 1992 që hapi rrugën për shpërthimin e shitjeve me pakicë online në Shtetet e Bashkuara.
Këtu bëhet fjalë për vendimin e Quill Corp v. North Dakota, i cili vendosi që kompanitë duhet të kenë së paku një lidhje fizike për atë shtet që të kërkojë që kompania të paguajë taksat. Vendimi i sotëm u pasua me një rënie të çmimeve të aksioneve të kompanive tregtare e-commerce si, Shopify, Etsy, Amazon, eBay, Alibaba.
Qeveria vlerëson se midis 9 – 13 miliard dollarë do tw jenw të ardhurat potenciale tatimore qw deri mw sot janw lënë në tryezë, falë vendimeve më të hershme të Gjykatës së Lartë për tatimin e blerjeve në internet.
Shitësit në distancë mund të shmangin barrën rregullatore të mbledhjes së taksave dhe mund të ofrojnë çmime de facto më të ulëta. Kjo “garanton një përfitim konkurrues për disa firma thjesht për shkak të formës organizative që ata zgjedhin”, ndërsa pjesa tjetër e jurisprudencës së Gjykatës “ka të bëjë me parandalimin e diskriminimit në mes të firmave”.