×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tatimet këshillojnë: Si dhe deri kur duhet të ruhen dokumentet kontabël

Tuesday, 02 October 2018 15:27

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë informuar në lidhje me afatin e ruajtjes së dokumentacionit dhe mbajtjen e kontabilitetit për qëllime tatimore.

Tatimpaguesi, është i detyruar të mbajë regjistra, libra, skedarë elektronikë ose manuale që përmbajnë informacionin financiar.

Regjistrat, librat dhe informacioni financiar janë dokumente, që përmbajnë informacionin e regjistruar, në mënyrë kronologjike dhe sistematike, të veprimeve tregtare të tatimpaguesit, të cilat mbahen për përcaktimin e shumës së detyrimeve tatimore të këtij tatimpaguesi, në përputhje me legjislacionin për kontabilitetin dhe legjislacionin tatimor.

Për regjistrimin e veprimeve ekonomike, që lidhen me tatimet dhe taksat, përdoren edhe librat, regjistrat apo dokumentacioni i përcaktuar në ligjet tatimore specifike dhe në dispozitat përkatëse nënligjore.

Tatimpaguesi, mban kontabilitetin në përputhje me dispozitat e ligjit dhe standardet e kontabilitetit, si dhe me aktet e nxjerra në zbatim të këtij ligjit. Të dhënat dhe informacioni financiar e kontabël ruhen nga tatimpaguesi, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit tatimor, të cilit i përkasin dokumentet.

Tatimpaguesit, janë të detyruar të përdorin dokumentacionin bazë tatimor dhe për çdo shitje lëshojnë faturë tatimore ose kupon tatimor. Dokumentacioni bazë, si faturat tatimore të TVSH-së dhe faturat e thjeshta tatimore; regjistrat dhe të gjitha regjistrimet e bëra në këto regjistra; librat kontabël dhe të gjitha regjistrimet e bëra në këto libra, të cilat mbahen siç përcaktohet në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”; raportet financiare, librat e shitjes dhe librat e blerjes, të cilat mbahen siç përcaktohet në ligjin “Për TVSH-në dhe në udhëzimin në zbatim të tij, ruhen për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit ushtrimor në të cilin ato janë lëshuar. Kjo do të thotë që, një faturë tatimore e lëshuar në muajin janar të vitit 2013, duhet të ruhet deri me 31 dhjetor 2018.

Tatimpaguesit, subjekte të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, për përllogaritjen e detyrimit tatimor mbajnë regjistra, libra dhe dokumente të tjera, si dhe lëshojnë fatura të thjeshta tatimore, dëftesa tatimore dhe kupona tatimorë, në përputhje me ligjin e fushës dhe me aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij. Gjithashtu, këta tatimpagues mbajnë dokumentacion tatimor, sipas kërkesave të këtij ligji, të ligjeve specifike tatimore dhe të dispozitave nënligjore, të dala në zbatim të tyre.

Të dhënat dhe regjistrat e nevojshëm për tatimet mund të mbahen në formë elektronike, kur legjislacioni tatimor apo dispozitat përkatëse nënligjore nuk e pengojnë një gjë të tillë, me kusht që të garantojnë, në çdo kohë, një pasqyrim të plotë të veprimeve ekonomike dhe të të dhënave për tatimet.

Login to post comments