Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Shtetasi Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa më datë 01 tetor 2018 dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.
Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.