Zviceranët e Penzoil ankimojnë koncesionin e pompave të naftës: Kushtet janë diskriminuese

E mërkurë, 03 October 2018 08:47

Ka ardhur ankesa e parë zyrtare depozituar pranë institucioneve për koncesionin ende në tenderim, që ka në objekt kalimin tek privati të shërbimit të kontrollit të pompave të karburanteve. Bëhet fjalë për ankesën paraqitur pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga Penzoil Trading SA lidhur me procedurën shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për kontrollin ligjor te instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit te instrumenteve shpërndarëse te karburantit dhe gazit te lëngshëm te naftës (GLN).

Kompania që ka depozituar ankimin e saj në datë 28 shtator sipas faqes së saj zyrtare në internet raporton se është një shoqëri me qendër në Zvicër dhe ka në aktivitet tregtimin e naftës dhe derivateve të tjera të saj si dhe transportin.

Përgjithësisht kur procedurat e prokurimit janë në fazë zhvillimi ankimimet bëhet nga ofertuesit potencialë të cilët për arsye nga më të ndryshimet mendojnë që ka diçka që nuk shkon siç mund të jenë kriteret përjashtuese por jo vetëm. “Monitor” iu drejtua me një kërkesë zyrtare palës ankimuese për arsyet që e kanë shtyrë të hedhë këtë hap në kushtet kur gara eshte ende e hapur.

“Pasi mësuam për këtë koncesion përmes faqes së Agjencisë së Përgjithshme të Prokurimeve në Shqipëri dhe duke pasur parasysh që ne bashkëpunojmë me kompani ndërkombëtare në këtë sektor kemi shprehur interesin tonë për të marrë pjesë në këtë procedurë. Gjithsesi, kur shqyrtuam dokumentacionin dhe kushtet për tenderin pamë që ato shfaqnin diskriminim për kompanitë e interesuara sidomos për ato ndërkombëtare. Në bazë të kësaj kërkuam që autoritetet kompetente (Komisioni i Prokurimit Publik) të vendoste tenderin në baza më të barabarta. Druhemi se s’mund të japim detaje të tjera për momentin pasi kërkesa jonë është nën vlerësim nga autoritetet kompetente” thuhet në përgjigjen e Penzoil Trading SA.

Referuar rregullores lidhur me ankesat që mund të bëhen pranë Komisionit të Prokurimit Publik për koncesionet thuhet se çdo ofertues mund të kërkojë rishikimin administrativ, nëse çmon se një veprim i ndërmarrë nga autoriteti kontraktues ose Agjencia e Prokurimit Publik është në kundërshtim me parashikimet e legjislacionit në fuqi për procedurat e koncesionit, ndaj: a) procedurave të koncesionit; b) vendimit për përjashtimin nga këto procedura.

Pas regjistrimit të ankesës dhe caktimit të relatorit shihen fillimisht kushtet formale. “Komisioni shqyrton paraprakisht dhe merr vendim brenda 7 ditëve edhe për pezullimin ose jo të procedurave të koncesionit, si dhe për fillimin e procedurave të hetimit administrativ. Lidhur me këto çështje relatori paraqet mendim me shkrim pranë Komisionit” thuhet në rregullore.

Ankesa e Penzoil duket se vjen nga kahu tjetër i atyre që kanë shoqëruar këtë koncesion dhe që lidhet me tregtarët e karburanteve. Këta të fundit shprehen shqetësimin për koncesionin ende në procedurë prokurimi duke argumentuar se ai bie ndesh me ligjin nga njëra anë dhe se mënyra sesi është bërë pikëzimi nuk favorizon ata që do të ofrojnë çmim më të ulët për shërbimin pasi ky kriter nuk është përfshirë. http://www.monitor.al/tregtaret-e-karburanteve-koncesioni-per-kontrollin-e-matesve-bie-ndesh-ligjin-transferohet-ne-cmimin-e-naftes/

Aktualisht lidhur me koncesionin e kontrollit të pompave ka një ofertë të paakërkuar nga shoqëria “Noa Contol” e cila është shpërblyer me një bonus 10 për qind të pikëve në një vendimi të veçante nga qeveria

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...