Detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Tiranë, ku në një lokal në ish-Bllok në Tiranë mbeti i vdekur një person e dy të tjerë u plagosën.
Identifikohet komandoja, i cili është shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Fabiol Gaxhajt 26 vjeç, si dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe mikut të këtij të fundit Eljon Hato.
Bëhet fjalë për Mevjol Billon, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai është efektiv i Forcave Komando në Zall Herr. Po ashtu, ai njihet edhe si një eksperti i përdorimit të armëve të zjarrit, pjesë e batalionit special “Berretat e Kuqe”. Po ashtu, ai njihet edhe si një nga qitësit më të mirë në ushtri.