Juncker: Mos e neglizhoni Ballkanin, mund të shpërthejë lufta!

Saturday, 06 October 2018 21:27

Në një fjalim në Parlamentin e Austrisë, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u shpreh se nëse vendet e BE-së nuk e kanë seriozisht anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, e Malit të Zi, kjo mund të çojë në një luftë të re.

“Nëse në këtë pjesë të komplikuar të Europës, krijohet përshtypja, se ne nuk e kemi seriozisht me anëtarësimin europian për Ballkanin Perëndimor, atëherë ne do të përjetojmë sërish atë që përjetuam në vitet 90-të në Ballkan”, theksoi Juncker në Hofburgun vjenez duke pasur parasysh luftërat në Jugosllavi.

“Hapësirë ekonomike”

Megjithatë Juncker pranoi se rruga e vendeve të Ballkanit drejt BE-së është e gjatë. “Vërtet ata kanë bërë përparime aq sa duhet”, tha ai ndërsa kërkoi që në këtë fazë të ndërmjetme të ofrohet një “hapësirë ekonomike”.

Që në dhjetorin e kaluar, Juncker kishte theksuar, se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Ndërsa në strategjinë e BE-së për Ballkanin në shkurt 2018, u përmend viti 2025 si vit i mundshëm anëtarësimi për Malin e Zi dhe Serbinë. Por në Vjenë Juncker tha se 2025-a është afati më i hershëm. Juncker u bëri thirrje vendeve të BE-së, që të kujdesen për Ballkanin e të ndihmojnë aty ku është e nevojshme. “Por vetë këto vende, duhet ta dinë se duhet t’i zgjidhin konfliktet e tyre për kufijtë para anëtarësimit”, tha Juncker./DW

Modifikuar më Saturday, 06 October 2018 21:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...