Dhjetra banorë të kryeqytetit pranë sheshit “Willson” po protestojnë për vendosjen e një kioske në trotuar nga bashkia.
Sipas banorëve vendosja e tyre në trotuar po pengon lëvizjen e banorëve si dhe po dëmton bizneset e tyre aty pranë.
“Ti vendosin në një vend ku nuk pengojnë qytetarët. Kioskat të mos dwmtojnë biznesin tonë. Këtë duhet ta heqë bashkia. Edhe po të këtë leje nuk duhet të ndërtohet kioska në trotuar. Kioska është zhvendosur disa herë në vende të ndryshme rrotull dhe sërish e kanë sjellë këtu. Do të luftojmë me mjetet demokratike, në gjyq do ta hedhim.”
Ndërkohë në tjetër qytetare tjetër shprehet se kryeqyteti ka shumë probleme të tjera, sesa nevoja për vendosjen e kioskave.
“Nuk merren me rregullimin e pallateve të vjetra, por vendosin kioska në trotuar. Për një kioskë të tillë, e sjell në mes të rrugës. Nuk e di ku është qytetaria këtu!?