Një 25 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fier.
Burimet paraprake thonë se bëhet fjalë për shtetasin Elsid Isufaj.
Pranë trupit të pajetë është gjetur një pistoletë.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.
Mendohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Hetuesit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.