Renditja rajonale, asnjë kompani shqiptare ndër 100 të mëdhenjtë e Europës Jugindore

Tuesday, 09 October 2018 16:16

See News, një njësi inteligjente e biznesit në Europën Juglindore ka publikuar renditjen rajonale të kompanive, bankave dhe shoqërive të sigurimeve, sipas qarkullimit vjetor për vitin 2017.

2017-a ishte një vit i mirë, thuhet në përmbledhjen e raportit. Ekonomitë në Evropën Juglindore (EJL) përshpejtuan rritjen, të ardhurat u zgjeruan, njerëzit shpenzuan më shumë, dhe kompanitë regjistruan shitje dhe fitime rekord. Rimëkëmbja përfshiu të gjithë sektorët e ekonomisë, ku sektori automobil kishte arsyen më të madhe për të festuar. Industria e naftës u rikuperua dhe kompanitë e metalit përfituan direkt nga rritja e prodhimit automatik dhe sektorëve të tjerë, pasi zgjerimi ekonomik fitoi shpejtësi dhe çmimet globale të metaleve u rritën.

SEE TOP 100 rendit kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore sipas të ardhurave totale për vitin fiskal më 31 Dhjetor 2017. Renditja e SEE TOP përfshin 100 kompanitë jofinanciare të regjistruara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Moldavi, Mal të Zi , Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Në tabelën e 100 kompanive më të mëdha të publikuar nga See News nuk ka asnjë sipërmarrje nga Shqipëria, teksa kompania më e madh shqiptare (OSHEE, në pronësi shtetërore) realizon 462 milionë euro të ardhura, duke mos arritur pragun për të hyrë në renditje prej 515 milionë euro. Ndërsa nga Maqedonia, një ekonomi me madhësi më të vogël sesa Shqipëria, Johnson Matthey DOOEL, që prodhon katalizatorë makinash, me të ardhura prej 1.5 miliardë eurosh, renditet në vend të 19 në tabelën e Europës Juglindore. Nga Shqipëria mbizotërojnë kompanitë tregtare, kryesisht në naftë, ndërsa rajoni po zhvillohet drejt teknologjisë dhe industrisë së automobilave që po njeh rritje të madhe vitet e fundit.

Kompania më e madhe në rajon është Dacia e Rumanisë, prodhuesi i automobilave, me të ardhura prej 5 miliardë eurosh, e ndjekur nga Petrol e Sllovenisë, me 3.8 miliardë euro të ardhura, që vepron në fushën e naftës e gazit.

2017 do të shënohet si viti kur kompanitë në Euroopën Juglindore (EJL) kanë rritur fitimet e tyre në nivele rekord të laryta. Të ardhurat e kompanive në këtë renditje të 100 më të mëdhenjve arritën në 113.9 miliardë euro, duke u rritur me 12. 5%. Fitimi i përgjithshëm i tyre u rrit edhe më ndjeshëm, me 22%, në 4.9 miliardë euro. Pragu për hyrjen në renditje u rrit gjithashtu -në 515.5 milionë euro nga 464.7 milion euro një vit më parë, thuhet në raport.

Raporti thekson se rritja erdhi nga përmirësimi i aktivitetit të kompanive të gazit dhe naftës, por ai që shënoi zgjerimin më të madh ishte industria e përpunimit të metaleve, që u nxit nga zhvillimi i ekonomisë. Prodhuesit e makinave kanë vijuar gjithashtu rritjen e fortë, duke u bërë industria e tretë më e madhe në rajon (nëse përfshihet dhe prodhimi i gomave), teksa gjeneruan të ardhura prej 14.2 miliardë euro dhe fitime prej 352 milionë euro. Prodhimi i automjeteve të Europën Juglindore shënoi një rritje vjetore prej 14%, përkundrejt zgjerimit mesatar europian prej 3.7%.

Që nga viti 2007, kur SeeNews filloi të publikonte renditjen e saj SEE TOP 100, të ardhurat vjetore të kombinuara të të gjithë prodhuesve të makinave dhe pjesëve të makinave që hyjnë në renditje janë rritur 140%, një rezultat i pakrahasueshëm nga çdo industri tjetër në rajon. Sektori i automobilave është ndër industritë më të përhapura në të gjitha vendet e rajonit në aspektin e kontributit ndaj PBB-së, rritjes së kapaciteteve prodhuese, vëllimit të investimeve dhe krijimit të vendeve të punës. Sektori, i cili përfiton drejtpërdrejt nga rritja e kërkesës, si në tregun vendas ashtu edhe në atë botëror, tërheq investitorë për shkak të kostos së ulët të ndërtimit, tokës dhe shërbimeve, subvencione të rëndësishme shtetërore dhe tregjeve të rajonit në tregjet kyçe. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, EJL, në veçanti vendet në traditë në prodhimin e makinave, si Rumania, Serbia dhe Sllovenia kanë një bazë të gjerë të forcës së kualifikuar punëtore, në Rumani, psh, 15 universitete kanë kurrikula të lidhur me sektorin automotiv.

Renditja e kompanive shqiptare

Në Shqipëri, kompania më e madhe sipas të ardhurave është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), me 462.5 milionë euro, e ndjekur nga Kastrati, tregtuesi me shumicë i karburanteve, me 328 milionë euro. Më pas renditen Spiecapag, me punime infrastrukture për gazsjellësin TAP, me 210 milionë euro; Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe të naftës mbi tokë në Europë, atë të Patos marinës, me 192 milionë euro. Renditjen e vijojnë Europetrol Durrës Albania, me 164 milionë euro, Genklaudis, po në tregtimin e karburanteve, me 156 milionë euro; Kurum International, prodhuesi i çelikut, që po e merr veten nga falimenti, me 149 milionë euro. Dhjetëshen e mbyllin Eroil, që tregton karburante me 139 milionë euro, Vodafone, operatori më i madh i telekomunikacioneve me 129 milionë euro dhe Info Telecom me 112 milionë euro. Renditja është hartuar në bashkëpunim me Monitor. 

See News i rendit më vete bankat dhe shoqëritë e sigurimit. Nga Shqipëria, në listën e bankave më të mëdha, të cilat renditen sipas aseteve, janë Banka Kombëtare Tregtare, në vendin e 27, me asete prej 3 miliardë eurosh; Raiffeisen, në vend të 43, me asete prej 1.9 miliardë euro; Credins Bank në vend të 55, me asete 1.35 miliardë euro; Intesa San Paolo në vend të 65, me asete 1.16 miliardë euro. Në vend të 95, 96 dhe 97 janë përkatësisht Socete Generale (612 milionë euro); Tirana bank (585 milionë euo); Alpha bank (577 milionë euro).

Nga shoqëritë e sigurimit, Sigal UNIQA Group Austria Sh.a. renditet në vend të 52 në Europën Juglindore, me prime të shkruara bruto prej 30.1 milionë eurosh; Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a., në vend të 67 me 25.4 milionë euro; Eurosig Sh.a., me prime 17.1 milionë euro renditet në vend të 79; Intersig Vienna Insurance Group Sh.a. në vend të 96, me 12.5 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...