SHBA: Punësimi, çështje përcaktuese për zgjedhjet e nëntorit

Tuesday, 09 October 2018 18:40

Ndërsa zgjedhësit në pjesën qendrore të veriut amerikan u drejtohen qendrave të votimit në nëntor, roli i Presidentit Donald Trump për rigjallërimin e ekonomisë dhe rikthimin e vendeve të punës në manifakturë në atë rajon, do të jenë në qendër të vëmendjes. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ramon Taylor, vizitoi një nga këto shtete të këtij rajoni, Ohajon, që njihet si përcaktues në votime. Mes pyetjeve që shtrohen janë edhe ato nëse amerikanët e prekur nga ekonomia në ndryshim do të dalin në votime dhe cilën parti do mbështesin?

Shteti i Ohajos humbi 100 mijë vende pune gjatë recesionit të madh në fund të viteve 2000. Në 2016 ai shtet votoi fuqishëm për Presidentin Donald Trump. Që nga ajo kohë, vendet e punës në sektotin e prodhimit po rikthehen.

“Ekonomia është në rritje. Pavarësisht se kur filloi, katër apo tetë vite më parë, ekonomia po ecën në drejtimin e duhur”, thotë Marcus Odoms që sapo ka mbaruar shkollën profesionale dhe ka marrë një çertifikatë për Mirëmbajtën e Automatizuar Industriale.

Programe të tilla synojnë të përgatisin një forcë punëtore të së ardhmes me afëtistë e duhura për industrinë që po bëhet gjithnjë e më automatizuar. Tami Norris është kordinatore trajnimi.

“Nuk është e thënë që do të punosh në një fabrikë apo objekt, thjesht sepse prindërit e tu punonin atje. Tani kërkohen punonjës më të kualifikuar se në të shkuarën. Fabrikat kanë robotë dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Pranaj duhen aftësi që të punësohesh aty.”

Në mënyrë të pashmangshme kjo kufizon mundësitë për një fuqi punëtore më në moshë. Papunësia në qytetin Toledo është më e lartë se niveli kombëtar. Wendy Gramza është presidente e dhomës rajonale të tregtisë në Toledo.

“Kërkohet aftësia dhe talenti. Njerëzit kujtojnë se kur papunësia është pesë përqind ose më pak, ata që duan e kanë një vend pune dhe nëse jo, arsyeja është se kanë dëshira apo rrethana të tjera.”

Toledo votoi për demokratët në vitin 2016, ndërsa zonat rurale mbështetën republikanët. Ata që ia atribuojnë rimëkëmbjen zotit Trump janë më të prirur të votojnë për republikanët në zgjdhjet e nëntorit.

Të tjerët janë të shqetësuar për perspektivën afatgjata të rritjes, duke marrë parasysh pasigurinë mbi tarifat kineze dhe efektet e shkurtimit të taksave mbi defiçitin kombëtar. Ka edhe nga ata që mendojnë se votimi nuk ka rëndësi.

“Çfarë do të bëjë vota ime”, thotë me mosbesim Brandy Corwin dikur e punësuar në prodhim.

Aktualisht ajo punon në një kompani call-center dhe beson se Presidenti Obama dhe Presidenti Trump luajtën rol në rimëkëmbjen e ekonomisë. Por një klimë politike negative ia ka hequr dëshirën për votim.

“Më parë pyetja ishte ... cili president do të ndihmojë në ndërtimin e vendit tonë? Cili do të jetë presidenti që do të na ndihmojë të përparojmë?.... tani më dukur sikur është ndjehem sikur është më tepër...kush do ta tërheqë zvarrë më shumë tjetrin?”

Zoti Trump, që e quan veten presidenti më i mirë ndonjëherë për krijimin e vendeve të punës, do të shkojë në Ohajo në përpjekje për të fituar mbështetje për kandidatët republikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...