×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kamera e fshehtë/ Morri ryshfet, arrestohet juristi i Hipotekës së Fierit

Diel, 14 October 2018 11:17

Policia e Fierit ka arritur ta arrestojë, juristin Ervis Bregasi nga Cakrani i Fierit, i shpallur në kërkim për korrupsion pasiv. Gjykata e Fierit ka caktuar më 26 maj ndaj tij, masën e sigurisë "arrest me burg."

Ervis Bregasi u denoncua nga emisioni "Fiks Fare" duke i marrë ryshfet një qytetari 300 mijë lekë! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e kishte sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë çertifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

Login to post comments