×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vjen versioni i ri £50 – Ja si do të jetë kartëmonedha e printuar nga Banka e Anglisë

Diel, 14 October 2018 11:34

Kartëmonedha më e madhe e Britanisë së Madhe do të shtypet në të njëjtën polimer si £5 dhe £10. Kartëmonedha prej £50 do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u njoftua një version i ri, më i sigurt i saj. Ajo do të shtypet në një polimer të hollë dhe fleksibël të materialit plastik, pasi të jetë lëshuar në vitin 2020 letra Turner £20, tha Banka e Anglisë të shtunën.

Fillimisht të prezantuara në vitin 1981, ka rreth 330 milionë sterlina në qarkullim me një vlerë të kombinuar prej 16.5 miliardë eurosh, sipas Thesarit në Britani. Sekretari i Thesarit Robert Jenrick tha: “Monedhat dhe kartëmonedhat tona respektohen dhe njihen në të gjithë botën dhe janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe identitetit të Mbretërisë së Bashkuar. Njerëzit duhet të kenë sa më shumë zgjedhje të jetë e mundur kur bëhet fjalë për paratë e tyre dhe ne jemi duke u siguruar që paraja të qëndrojë gjatë. Paratë tona duhet të jenë të sigurta dhe ky printim i ri do të ndihmojë në parandalimin e krimit”.

Sipas The Guardian,banka tha se polimeri është më i pastër dhe më i qëndrueshëm. Kjo lejon veçori shtesë të sigurisë dhe kartëmonedhat e polimerit janë më të mira për mjedisin, sepse ato zgjasin rreth 2.5 herë më shumë se kartëmonedhat e letrës. Banka Qendrore Europiane tha në maj të vitit 2016 se do të hiqte dorë nga kartëmonedha prej 500 euro, me emrin Bin Laden për shkak të lidhjes së saj me pastrimin e parave dhe financimin.

Banka Qendrore Europiane gjithashtu përmendi se shtatë kartëmonedhat e eurozonës, nuk do të shtypeshin apo shpërndaheshin që nga 2018, me arsyetimin se ato përdoreshin shumë shpesh për të financuar krimin.

Login to post comments