Neurologjia e QSUT-së ka mbetur pa rezonancë magnetike, si pasojë e të cilës mijëra pacientë rrezikojnë të mbeten pa shërbime. Burime raportojnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të konfliktit mes një firme private dhe drejtorisë së QSUT-së.
Firma kërkon zhvendosjen e ashensorit për shkak të interferencave. Mësohet se drejtoria e QSUT-së kërkon t’ia faturojë firmës zhvendosjen gjë që ka qenë edhe mollë sherri. Nëse pajisja nuk vendoset menjëherë rrezikon të digjet.
Në QSUT për shkak të rezonancës magnetike ka rreth 5 mijë pacientë në vit, ndërsa zbulohet se afati për vendosjen e rezonancës është deri më nëntor.