Familjet shqiptare shpenzojnë 25% të buxhetit të tyre për arsim. Sipas të dhënave të INSTAT, ky fond pësoi një rritje me 2.3 % gjatë 2017. Kostot shtesë lidhen edhe me rritjen e tarifave të arsimit të lartë.
Pavarësisht rëndesës të rinjtë shprehen se investojnë për të ardhmen e tyre.
"Unë shpenzoj shumë për arsimin, sepse do kemi të ardhme nëse vazhdoj shkollën e lartë", tha një nxënëse.
"Më tepër shpenzojmë për arsimin, sepse të ardhurat janë të ulëta dhe për këtë arsye përqindjen më të madhe e zënë ato kryesore", tha një tjetër nxënës.
Për ta kompnesuar shprehen se janë të detyruar të ulin shpenzimet për ushqime, strehim, veshje dhe argëtim.
"Shpenzoj më shumë libra, pastaj vijnë veshjet, udhëtimet në raste të vecanta", tha një nxënëse.
"Nuk shpenzoj shumë lekë me udhëtime dhe veshje".
Rreth 21 mijë maturantë përfituan të drejtën e studimit këtë vit akademik, ndërsa kanë mbetur të lira rreth 7 mijë kuota për raundin e tretë.