Rritja e çmimit të një litri nafte në pikat e karburanteve në Shqipëri, çmim që po shkon drejt vlerës 200 lekë për litër ka sjellë reagimin e konfindustrisë, e cila këtë të dielë ka dalë me dy propozime konkrete.
Më konkretisht kreu i konfindustrisë thotë se këto dy propozime kanë të bëjnë me:
1. Krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve përgjegjës për çmimet dhe cilësinë e karburanteve që qarkullojnë në treg
2. Ulja me 50% e Taksës së Qarkullimit të Karburanteve
Sipas konfindustrisë arritja në këtë konkluzion ka ardhur duke parë situatën jo të zakonshme të rritjes së çmimit të naftës, çka ka sjellë vështirësi në treg edhe për shkak të cilësisë jo të mirë të karburanteve.
Konfindustria thekson se ekonomia shqiptare rrezikon asfiksimin e plotë me falimentime masive të bizneseve dhe industrive në rast të vazhdimit të çmimeve të larta të karburanteve dhe mos marrjes së masave të jashtëzakonshme.
Këto propozime janë pjesë e paketës që konfindustria i ka propozuar Ministrisë së Financave për ti përshirë në paketën fiskale 2019, ku do të kërkohet pranimi i me unanimitet nga të gjitha forcat politike.