Ndryshimi i çmimeve të biletave të transportit urban duket se nuk ka sjellë përmirësim në cilësinë e shërbimit. Të paktën ky është perceptimi që kanë përdoruesit e këtij mjeti.
Tre vite nga rritja me 10 lekë të biletës shqetësimet janë të njëjta. Vonesat, mungesa e kondicionerëve, papastërtitë dhe grabitjet.
"Kondicionerët i kanë fikur fare", tha një udhëtare.
"Asnjë ndryshim nuk ka, vonohen shumë", tha një tjetër udhëtare.
Mungesa e investimeve sipas kryetarit të shoqatës së Transportit Publik, Ferdinand Ibrahimi vjen për shkak të rrijtes së çmimit të karburanteve dhe taskave.
Sipas tij shtimi i linjave të transportit sjell probleme dhe jo lehtësira.
Ferdinand Ibrahimi: Sot niveli i kostos së shërbimit është mesatarisht 31-32 lekë, në një kohë kur ne nga çdo qytetar sigurojmë 32-33 lekë. Ushqimi bazë i autobusëve është nafta. Sot bashkia e Tiranës ndan 80 mijë abone të përgjithshme dhe studenti. Ndërkohë kur ne në 2012 kemi ndarë 43 mijë. Kemi 12 mijë invaldi që ne i transportojmë falas.
Edhe pse përdoruesit e transportit publik deklarojnë se shërbimi është shumë më keq në krahasim me atë që paguajnë, Ibrahimi ka mendim të kundërt. Sipas tij kondicinerët ndizen, por numri i lartë i përdoruesve dhe hapja e dyerve në stacione të afëerta sjellë rëndim të situatës.