Këngëtari i ndjerë Ergi Dini do të festonte ditën e sotme ditëlindjen e tij të 24-të.
Që prej dy vjetësh ai ka ndërruar jetë në një aksident me motor ku mbeti i vdekur sëbashku me shokun e tij Klejdi Halili 21 vjeç.
Ditën e sotme motra e tij këngëtarja Barbana Dini, e cila vazhdon të ndjejë dhimbjen për humbjen e të vëllait i ka dedikuar në rrjete sociale një postim prekës ku ende thekson se e gjitha i duket një mankth nga i cili pret te zgjohet.
” Cdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen! Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe...nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi...,”-përfundon Barbana në rrjete sociale.
Ergi Dini, fituesi i një prej edicioneve të talent shoë X-factor humbi jetën më 21 nëntor 2016, ku në këtë datë do të bëhen dy vjet nga shuarja e tij.