Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë për djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Rexhep Rraja kërkon të shfuqizohet masa ‘arrest me burg’ e dhënë nga gjykata e Krujës pasi ai akuzohet për ‘përndjekje’ të Xhisiela Malokut.
Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.
Madje Murati thotë se “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.
“Xhisiela më ka ardhur në zyrë, pranoi që e kishte bërë për xhelozi”, ka thënë avokati. Kërkesa e Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj. Beçaj tha se do të merret vendimi pasi të shqyrtohet dosja.