×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si dënohet shpifja në Gjermani dhe Austri?

E mërkurë, 17 October 2018 14:09

Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute) ka në faqen e tij zyrtare të internetit legjislacionin e vendeve evropiane që dënojnë shpifjen nga gjobë deri në burgim.

Kodi i Procedurës Penale të Gjermanisë dhe Austrisë parashikojnë dënim me gjobë dhe burg për shpifjen.

Sipas nenit 186 të Kodit gjerman të Procedurës Penale, shpifja përcaktohet si ”pohim apo shpërndarje e një fakti të lidhur me një tjetër person që mund të dëmtojë reputacionin e tij apo mund të ndikojë negativisht në opinionin publik për të”.

Ajo dënohet me gjobë apo burgim deri në një vit. Një dënim me burg deri në dy vite mund të vendoset nëse veprimi është ”kryer publikisht apo nëpërmjet shpërndarjes së materialeve”.

Ndërkohë, sipas nenit 187 të këtij kodi, përgojimi konsiston në një deklaratë shpifëse, të cilën folësi e di që është false dhe që përdoret për të dëmtuar reputacionin e personit apo për të rrezikuar besueshmërinë e tij”. Dënimi është gjobë apo burgim deri në dy vite. Dënimi deri në pesë vjet mund të vendoset nëse veprimi është bërë publikisht apo nëpërmjet medias.

Ndërkohë, Kodi austriak i Procedurës Penale, në nenin 297 përcakton se shpifja është të akuzosh dikë për një veçori ose prirje të keqe, sjellje të pandershme ose një sjellje fyese ndaj moralit të mirë, që mund ta denigrojë atë person ose mund ta dëmtojë atë në sytë e publikut.

Dënimi përfshin gjashtë muaj burg ose me gjobë të barasvlefshme me 360 ditë pune. Për shpifje të kryer nëpërmjet medias, televizionit “ose me ndonjë mjet tjetër nëpërmjet të cilit përmbajtja e shpifjes është bërë e arritshme për një publik më të gjerë”, ndëshkimi i mundshëm është deri në një vit burg ose gjobë të barasvlefshme me 760 ditë pune.

Për përgojimin, kodi austriak thotë se është ”të akuzosh një person tjetër gabimisht dhe me vetëdije për një vepër penale për moszbatim të një detyre zyrtare, në atë mënyrë që e vë personin në rrezik për ndjekje penale. Dënimi është deri në një vit burg ose gjobë e barasvlefshme deri në 720 ditë pune.

Megjithatë, nëse akuza ka të bëjë me një vepër penale që dënohet me burgim mbi një vit, dënimi përfshin gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...