Durrësi e Vlora, rekord për gratë e dhunuara

E mërkurë, 17 October 2018 15:59

Fenomeni i dhunës në familje vijon të rritet në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit mban numrin më të lartë të dhunës ndaj grave me 32 të tilla për 10 mijë banorë, i ndjekur më pas nga qarku i Vlorës me 27 të tilla për 10 mijë banorë, dhe më pas vjen Tirana, Berati dhe Elbasani.

Sevim Arbana Kryetare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”: Është një sjellje e një mashkulli ndaj një femre që tregon, se femra është në dorë të një mashkulli që mund të bëjë çdo gjë .Denoncimet në polici tregojnë një realitet që është realiteti i dhunshëm ndaj grave, dhe një realitet tjetër që gratë po fillojnë të flasin

Pas nuk mbetet as kryeqyteti. Vetëm në Policinë e Tiranës gjatë këtij viti janë regjistruar 40 denoncime më shumë se 2017 të grave për dhunën  e ushtruar.

“ Ne e marrim në kontekstin pozitiv, pasi dhuna ekziston dhe ka shumë gra që e agravojnë situatën tyre, e lejojnë dhunën dhe shkojnë deri atje sa u merr edhe jetën, plus gjymtohen nxihen deri sa detyrohen të shkojnë në prokurori”.

Por jo në çdo rast dhuna në familje dhe kryesisht ndaj grave denoncohet, qarku i Dibrës dhe Kukësit ka numrin më të ulët të grave të dhunuara.

“ Gratë dhe vajzat e reja e tregojnë dhe flasin për dhunën, ato mbi 40 50 vjeç e kanë për turp të flasin”.

Ndonëse të pakta në numër, edhe burrat kanë denoncuar dhunën e ushtruar  ndaj tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga Televizioni Klan, më shumë se gjysma nga 400 denoncimet e grave në polici kanë marrë urdhër mbrojtje./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...