Kapet me kokainë, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë (emri)

Saturday, 20 October 2018 11:46

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për trafikim të lëndëve narkotike. Siç raporton i riu i identifikuar si Pavli Lulaj është kapur me 30 doza të lëndës narkotike të tipit “kokainë”. Në cilësinë e provave materiale policia ka arritur të sekuestrojë automjetin Fiat Punto të tij dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë” • 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

  • • 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 11:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...