Skandal, ja kush i furnizon kopshtet dhe çerdhet

Saturday, 20 October 2018 21:44

Këto janë ambientet e një biznesi i cili ka fituar tenderin për të bërë furnizimin me ushqime të disa institucioneve shtetërore.
Shtëpia e Foshnjës dhe ajo e pushimit në Durrës, disa kopshte dhe çerdhe në bashkinë e Skraparit, Lushnjës, Peqinit, Sarandës dhe Përmetit kanë shpallur fitues për furnizimin me ushqim këtë kompani.

“Është një mjedis shumë i egër dhe shumë i pasigurt ai i procedurave të prokurimit, duhet të vendosen kushte që ushqimet të jenë të sigurta, çështja është që pas nënshkrimit të kontratave këto subjekte nuk kush t’i kontrollojë”.

Në një shkresë të siguruar nga Televizioni Klan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon nga Agjencia e Prokurimit Publik që të përjashtojë këtë subjekt nga pjesëmarrja në tendera. Sipas inspektimeve të bëra, ka rezultuar se kompania ka shkelje të rënda të kushteve higjeno sanitare, ku mungojnë dyert, ndërsa brenda në magazinë ka prani të konsiderueshme myku dhe mjetet e punës janë të ndryshkura. Subjekti po ashtu nuk ka certifikatën e gjurmueshmërisë së sigurisë ushqimore dhe nuk ka sistem vetëkontrolli, ndërsa AKU ka gjobitur dhe mbyllur këtë subjekt. Por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të ketë kontratë me institucionet shtetërore që ofrojnë ushqim për fëmijët.

“Nuk duhet të lejohet që të ketë pasiguri ushqimore në subjektet që ofrojnë shërbim për fëmijët, shteti së pari nuk duhet ta lejojë, por duhet kontroll edhe për institucionet arsimore private që kanë kontrata kateringu”.

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 23:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...