Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikuar sot në rrjetin social Facebook një këshillë shumë të rëndësishme për sa i përket aplikimit për lotarinë amerikane.
Ambasada këshillon se një nga pikat që kërkohet në formularin e lotarisë, e cila duhet të respektohet nga aplikantët. bëhet fjalë për pikën 6, në të cilën ata persona që kanë lindur në Shqipëri, nuk duhet ta plotësojnë.
‘Nëse keni lindur në Shqipëri, lini pyetjen 6 pa përgjigje’, thuhet në sqarimin e ‘Anës’. Po ashtu Ambasada këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për të aplikuar që të vizitojnë faqen zyrtare në internet për të parë sërish proceduarat.