Media australiane: Pse Shqipëria do t’ju bëjë të rishikoni listën tuaj të udhëtimeve

E mërkurë, 24 October 2018 17:26

Kur mendojmë për Evropën, ne tentojmë të përmendim klasikët. Ndërsa Italia dhe Franca kanë fituar prej vitesh tashmë prestigjin e tyre, ka shumë vende të vogla që thjesht kalojnë pa u vënë re. I ndodhur në Gadishullin Ballkanik Juglindor të Evropës, Shqipëria është një nga destinacionet më të neglizhuara që vendasit evropianë e kanë mbajtur për vete.

Redaktorët e rubrikës së Udhëtimeve të portalit australian Style Magazine.au u kanë kushtuar një artikull Shqipërisë, pas përfundimit të sezonit veror.

“I kufizuar nga Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Maqedonia, Shqipëria ka shumë vend për eksplorim dhe për çudira. E bukura e këtij udhëtimi është se ka një vijë bregdetare të rafinuar, e shoqëruar me lugina të gdhendura thellë në male. Duke pasur një larmi të ndryshme të verërave mesdhetare dhe dimrave të ashpër dhe të ftohtë, peizazhi shqiptar ka nga një prekje rreth gjithçkaje. Plazhet e tyre janë aq të tejdukshme dhe të qetë sa Greqia, dhe Alpet e tyre të mbuluara me borë janë aq të larta dhe madhështore sa majat e Skocisë. Shqipëria është me të vërtetë piktoreske.”- shkruajnë austrialianët, të cilët ftojnë të panjohurit me Shqipërinë të lexojnë pak për historinë e këtij vendi.

“Deri në vitet 1990 vendi ishte i mbyllur, derisa hoqi dorë nga regjimi i komunizmit dhe u formua Republika e Shqipërisë. E mbuluar në një histori aq të pasur dhe të kohëve të fundit, Shqipëria nuk është destinacion i zakonshëm. Çdo sasi e kohës së kaluar këtu është një ndërgjegjësim ndaj efekteve të luftës, por kjo gjithashtu ka bërë vendasit të jenë të thjeshtë dhe të përulur . Duhet ta pranojmë: Shqipëria është Kroacia e re. Turizmi ka marrë zhvillim, dhe është e lehtë të kuptohet pse.
Ju mund ta keni vënë re kryeqytetin e Tiranës, në shumicën e sugjerimeve të Contiki dhe Top Deck. Rrugët e Tiranës janë të mbushura me tregje të vegjël që shesin prodhime vendore dhe i japin më shumë ngjyrë. Një ish-kryetar i bashkisë i njohur si një piktor porositi një fushatë me piktura të pallateve (lloji më i mirë i fushatës) që na ngjason me një De Blob Ëii. Ndërtimi i parqeve të gjelbërimit dhe pikturimi i qytetit me ngjyrë – edhe pse jo shumë politikisht efektiv në atë kohë – kryeqytetit iu bë për një ndryshim serioz tërheqës. Ju tani mund të bridhni rrugët e Tiranës për të gjetur norma të reduktuara të krimit, ngjyra të gjalla dhe modele gjeometrike që shpërndajnë ndërtesat e një kombi krenar. Ndërsa nuk është shkëlqimi, përsosja pastel e Notting Hill, Tirana ofron një pamje autentike, të papërsosur të qytetit.

Nëse po kërkoni një vendndodhje tjetër përveç kryeqytetit, shikoni Durrësin, Sarandën, Korçën, Krujën dhe Shkodrën – nuk ka asgjë më të mrekullueshme se sa to! E mbushur me kështjellat mesjetare, vëzhgimin e shpendëve, manastiret dhe kështjellat, bëni kërkimet tuaja dhe udhëtoni në mënyrë të sigurt thellësitë e Shqipërisë.”- përfundon artikulli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...