Dashuria me të "ndaluarën", burgu në Spaç dhe kurorëzimi në film!

Premte, 26 October 2018 17:34

Histori dashurie që në kohën e komunizmit në Shqipëri përfundon me burg. Tani historia e”Carlës dhe Ernestit” subjekt kryesorë në filmin italo-shqiptar.

Ernest Tushe i ka paguar shtrenjtë ndjenjat e tij.

40 vite më parë u dashurua me shikim të parë me vajzën e ambasadorit Italian në Tiranë.

Ata u njohën kur Ernesti ishte 17 vjeç dhe Carla Sferlazzo ishte 14.

Ai basketbollist i ekipit "Studenti", ajo, vajza e diplomatit që luante tenis

"Unë bëja stërvitje dhe ktheja kokën andej, ajo bënte sikur luante dhe më shikonte mua. Edhe ja bëra: Ckemi si je, apo po më shihte, se unë fillimisht s'e mora vesh që ishte italiane të flas të drejtën, se ndoshta po ta dija nuk do i afrohesha. I thash po deshë tmë takosh mund të vish këtu në çdo orë të mbasdites që bëj stërvitjen unë, dhe filloi vinte. Ulej tek shkallët dhe bënte tifozllik për mua, sa herë që bëja kosh ajo duartrokiste"

Pas dy vitesh lidhja përfundoi në Spaç. Fillimisht Ernesti u akuzua për agjenturë. Më pas u dënua me 4 vite burg për agjitacion dhe propagandë. Në xhep i kishin gjetur dhe një kalendar erotik. Por arsyeja e vërtetë ishte Carla.

A është penduar ndonjëherë?

"Çdo gjë që e kam dashur nuk pendohem kurrë se e kam bërë me ndjenja, me pasion, nuk është se e kam bërë me dhunë. Ma kanë kërkuar në burg Feçor shehu, të thoja nuk e ke dashur atë vajzën dhe do të lirohesh nga burgu të pret baba jashtë. Në një moment mendova me cfarë fytyre do i dal asaj përpara, pse ta ul kokën kur unë e dua, dhe nuk e pranova, më ka rrahur Fecor Shehu në hetuesi më ka bërë tmerr, me shkelma më ka gjuajtur."

Edhe pasi doli nga burgu ai dërgonte pareshtur letra drejt Italisë. "Shtëpia me gjethe" i kontrollonte dhe asgjësonte. Por...një ditë letra e tij mbërriti tek Carla.

"Unë e kisha dërguar në adresën e vjetër që dija, por që personi që banonte në atë kohë aty, i mori në telefon familjen e Carlës dhe i tha që ju ka ardhur një letër nga Shqipëria. Ata e pyetën kush e dërgon? Dhe i tha Ernest Tushe. Ikën me vrap e morën. Aty morën vesh që unë isha gjallë, se ata e dinin që unë isha pushkatuar"
Dhjetë vite pas arrestimit, ai udhëtoi drejt Italisë.

Dashuria ishte kthyer në një miqësi të fortë që vazhdon ende sot.

"Unë kisha shkuar diku me vëllain e Carlës, kur u ktheym pamë makinën. Tha Antonio: Ka ardhur Carla se ishte makina e saj, dhe i fishkëlleza unë me fishkëllimën time që kishim në atë kohë, hymë brenda u përqafëm...ishte emocionuese".
 
Katër histori të ndryshme dashurie gjatë komunizmit janë bërë subjekt i filmit italo-shqiptar. Mes kastit të aktorëve është edhe i mirënjohuri Remo Girone. Por historia e Ernestit dhe Carlës zë hapësirën më të madhe të filmit "Portreti i pambaruar i Clara Bellinit".

Ernetsti përlotet kur shëh "Carlën" e filmit.

"Qava, gjithë vuajtjet e mia, gjithë ajo dashuri kurorëzohet në një film, s'kam fjalë ta them...takimi me aktoren mu duk sikur takova Carlën.


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...