“Fshehe atë m… atje”, zbardhen rolet e tre policëve që ndihmonin Avdylajt

Premte, 26 October 2018 18:08

Mes 34 të arrestuarve pjesë e dosjes së grupit të Shijakut janë edhe tre efektivë policie.Tre efektivët janë Ardin Gjyriqi, Bledar Koçi dhe Jasin Avdul. Gjyriqi ka mbajtur rolin efektivit kufitar në Morinë. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka pasur kontakte me anëtarë të grupit të Avdylajve. Ai dyshohet se ka lejuar persona të ndryshëm, për llogari të grupit, që të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Sipas dosjes, rezulton se më datën 15 prill, ora 08:05, Gjyriqi është telefonuar një numër me prefiks të Kosovës. Pas përshëndetjes, personi nga Kosova, i thotë Gjyriqit se nuk mundet të hyjë në Shqipëri, pasi i ka humbur një targë e makinës.

“Jam këtej se më ka hup një targë e makinës dhe nuk më lënë të hy. Kam ngel aty ku ishim atë ditë”, i thotë ai. Ndërsa në një komunikim tjetër, Arditi pyet dikë, për hyrjen e një personi kosovar, që bëhet fjalë për shtetasin Besim Mahmuti.

Efektivi i dytë, Bledar Koçi ka qenë me detyrë punonjës i Policisë në Fier, në sektorin kundër narkotikëve. Ai ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.

Nga përgjimet, ka rezultuar se ai e ka ndihmuar Hajri Seferin, me disa gjoba që ka pasur për të paguar.

“O Hajri, jam ai i Fierit, se po të marr me një telefon tjetër, nuk është telefoni im. Ti kishe edhe 3 gjoba të tjera, për dy vitet e fundit ti ke katër gjoba dhe nuk paguan 60 mijë, minimalen paguan 120 nga 150 që ishte ajo”, i thotë polici, ndërsa më pas lënë një ditë takimi për të diskutuar për çështjen.

I treti efektiv i arrestuar është Jasin Avdul i Policisë së Sarandës. Sipas dosjes hetimore, ai ka lidhje me Klement Domerin, të cilin e njofton se po e ndiqte Policia kur ai po përpiqej të trafikonte një sasi narkotikësh në Greqi.

Bëhet fjalë për një bisedë të datës 15 shtator 2018 ku Jasin Avdul i thotë Klement Domerin: “Fshehe atë m… atje thuaj atij se më tha ai do të vijnë me makinë ata te gropa”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...