Euro e nis javën me rënie, Banka e Shqipërisë nuk pritet të ndërhyjë më

Hënë, 29 October 2018 15:15

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 124.55 lekë, duke iu afruar nivelit minimal prej 124.17 që arriti në fillim të muajit qershor. Prej fillimi të tetorit monedha e përbashkët është zhvlerësuar përkundrejt lekut me rreth 1.73 lekë.

Arsyeja kryesore e nënçmimit të euros në tregun vendas është oferta e lartë në valutë dhe kërkesa e ulët për ta tërhequr këtë valutë nga tregu. Ndërkohë një tjetër arsye për nënçmimin është edhe niveli i ulët i qarkullimit të lekut, duke qenë se vëllimet tregtare në muajin tetor sipas aktorëve kryesorë të tregut kanë qenë në minimumet vjetore.

Megjithatë situate në tregun e këmbimit valutor ka qenë e qetë dhe operatorët më të mëdhenj në vend shprehen se është ky çmim i euros është një çmim real. Nëse ka rritje apo zhvlerësime të menjëhershme bëhet fjalë për spekulime në tregun e këmbimit valutor.

“Për ne është e rëndësishme të ketë çmime të tregtueshme”,- tha një prej operatorëve më të mëdhenj në treg, duke shtuar se tregu i këmbimit ka vijuar normalisht. Ekspertët e këmbimit valutor nuk presin që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në treg tashmë të normalizuar.

Banka e Shqipërisë, pas një sërë ndërhyrjesh në treg, që nga fillimi i qershorit, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, e ka ulur intensitetin e blerjes së valutës. Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe Banka, sipas ligjit, ndërhyn vetëm kur cenohet objektivi i saj kryesor, ai i mbajtjes nën kontroll të inflacionit.

Por, teksa inflacioni po i afrohet gradualisht objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, nuk pritet të ketë më ndërhyrje në treg, duke e lënë kursin të luhatet i lirë, në bazë të kërkesë ofertës.

Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.13 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...