Një grup hakerash të quajtur ‘Anonymous Greece’ kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqeve të institucioneve shqiptare.
Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar nga ky grup dhe për disa minuta nuk ishte funksionale. E njëjta situatë rezultoi edhe në faqen e Parlamentit të Shqipërisë, ku nuk mund të hyhej për shkak të sulmit.
Grupi i hakerave deklaron se sulmi është ndërmarrë për shkak të vrasjes nga RENEA të Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me armë në drejtim të policëve.