Ekspertiza mjeko ligjore mbi trupin e 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa që u vra nga forcat RENEA dy ditë më parë, do të kryhet edhe nga një mjek grek.
Kjo ishte kërkesa e familjes së tij që i përket minoritetit grek në Bularat, e cila ka pasur dyshime për mënyrën se si ka ndodhur vrasja nga forcat speciale dhe ka kërkuar që trupi i djalit të mos ekzaminohet vetëm nga mjekë shqiptarë.
Kësisoj, mjeku grek pritet të vijë në Gjirokastër, në morgun ku prej dy ditësh mbahet ende i pavarrosur Konstandin Kaçifa.