Plehrat “mbulojnë” Kuçovën

Tuesday, 30 October 2018 17:13

Kuçova po kalon ditë të vështira sa i përket pastrimit të mbetjeve urbane. Firma që ofronte shërbimin, ka tërhequr 250 kontenierë pasi i ka përfunduar kontrata dhe bashkia ka vendosur t'ja japë këtë shërbim një tjetër subjekti, deri në përfundimin e tenderit të ri. Por në këtë situatë, mbetjet po mbulojnë pjesë të qytetit.

Plehrat kanë mbuluar qytetin e Kuçovës që prej pesë ditësh nuk pastrohet madje nuk ka kontenier të mjaftueshëm për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Situata është pasojë e një përplasje mes Bashkisë së qytetit dhe firmës që pastronte qytetin.

Pak ditë më parë ka përfunduar kontrata e shërbimit dhe në kushtet kur Bashkia nuk ka paranuar të zgjasë marrëveshjen, subjekti ka grumbulluar 250 kontenierët të shpërndarë në qytet dhe njësitë administrative.

Qytetarët vijojnë ti hedhin mbetjet urbane pranë vendeve të përcaktuara. Kafshët endacake i kanë shpërndarë nëpër rrugë e brenda lagjeve.

Bashkia e Kuçovës shprehet se ka kontraktuar një subjekt tjetër, që do të realizojë shërbimin për tre muaj si dhe ka nisur një procedurë tenderimi për katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër firma që ofronte këtë shërbim hedh akuza ndaj kryebashkiakut Selfo Kapllani.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, një pjesë e Kuçovës mbetet e mbuluar nga plehrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...