Banka Botërore: Bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa në rajon

E Enjte, 01 November 2018 06:53

Sipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”.

Ky nivel është më i larti në rajon edhe në krahasim me Serbinë, që ka nivele taksash të ngjashme me ne. Bizneset serbe paguajnë taksa e kontribute sa 36.6% të fitimeve.

Maqedonia është shteti që ka barrën më të ulët të taksave për bizneset, me vetëm 13.3% të fitimeve (Bizneset në Maqedoni paguajnë vetëm tatim fitimin dhe taksat bashkiake). Më pas renditet Kosova, që e ka këtë tregues 15.2%, Mali I Zi 22% dhe Bosnja me 23.7%.

Bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore (32.3%) dhe në nivele të krahasueshme me vendet me të ardhura të larta të OECD (39.8%).

 

Taksat

Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë të tatim fitimit në rajon me 15%. Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë tatim fitimin 10% dhe Mali i Zi e ka 9%.

Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9%. Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi nuk e rëndojnë punëmarrësin me kontribute, por ato paguhen tërësisht nga punëdhwnwsi dhe kjo është një nga arsyet pse bizneset e tyre rezultojnë që paguajnë pak taksa e kontribute në raport me fitimet. Ndërsa Kosova e ka të ndarë, por në nivele shumë të ulëta, 5% i paguan punëmarrësi dhe 5% punëdhënësi).

TVSH, që është në fakt një taksë që nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e larta në Shqipëri dhe Serbi, me 20%. TVSH-ja mw e ulwt wshtw nw Bosnjw, me 17%.

Ndonëse Shqipëria dhe Serbia kanë nivele të ngjashme taksash, vendi ynë mbledh të ardhura buxhetore vetëm në nivelin e rreth 27-28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i ulëti në rajon përveç Kosovës dhe ndër më të ulëtit në Europë, ndërsa në Serbi, buxheti arrin të sigurojë të ardhura sa 40% e PBB-së, shumë më të larta sesa tek ne.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...